Reali ia prishi planin Barcelonës

Nënkryetari i Barcelonës, Carles Vilarrubi ka njoftuar se Real Madrid i detyroi ata që të transferojnë Neymarin në verën e vitit të kaluar, edhe pse e kishin plan që ta blinin në fillim të edicionit të ardhshëm.

Sport

06/05/2014 09:58

Barcelona u dridh financiarisht sepse Real Madrid e detyroi të transferonte Neymarin, një vit para planit, ka njoftuar nënkryetari Carles Vilarrubi.

Gjigantët e La Ligës u përplasën mes vete para se Barcelona të zyrtarizonte transferimin e yllit brazilian nga Santos, për çmim prej fillimisht 57 milionë euro që pas pagesave të tjera, u ngrit në 87 milionë euro.

Vilarrubi pranoi se urgjenca e Barcelonës për të mposhtur Realin duke siguruar shërbimet e Neymarit e la klubin në pozitë të keqe ekonomike.

Por, ai pranoi se blerja e parakohshme u detyrua nga Reali. “Klubi kishte një marrëveshje praprake që Neymar që na bashkohet për sezonin 2014-15”, deklaroi Vilarrubi.

“Presioni nga një tjetër klub na detyroi që ta transferojmë më herët. Dhe, kjo ndikoi në stabilitetin financiar në klub. Ekzistonte presion dhe jo vetëm nga rrethanat sportive”, u shpreh ai.