Reali ia ofron Interit 40 mln euro dhe Modricin për Icardin

Ideja për transferimin e Luka Modric në Inter mund të aktivizohet verën e vitit 2019.

Sport

19/10/2018 14:32

Nëse ishte Interi që bënte përpjekje për transferimin e mesfushorit kroat gjatë kësaj vere, është tani Real Madrid që do t’ia ofrojë italianëve shërbimet e 32 vjeçarit.

Real Madrid po e mendon seriozisht arritjen e një marrëveshje me Interin, duke i ofruar kartonin e Luka Modricit dhe 40 milionë euro, për sulmuesin Mauro Icardi.

‘Los Blancos’ dëshirën për të pasur Icardin në skuadër nuk e kanë fshehur asnjëherë, dhe parashikojnë se mundësia më e mirë për të arritur këtë është të përfshijnë në marrëveshje edhe Luka Modric./Lajmi.net/