Reali ia ofron dy yje PSG-së për Neymarin

‘Don Balon’ njofton se Real Madrid ka përgatitur një ofertë të majme për PSG-në për shërbimet e 25 vjeçarit, duke i ofruar dy lojtarë, edhe një shumë të parave.

Sport

12/11/2017 18:31

Real Madrid është i vendosur të transferojë yllin brazilian, Neymar.

Është dëshira e presidentit Florentino Perez, që Neymar të vesh fanellën e skuadrës mbretërore.

‘Don Balon’ njofton se Real Madrid ka përgatitur një ofertë të majme për PSG-në për shërbimet e 25 vjeçarit, duke i ofruar dy lojtarë, edhe një shumë të parave.

Janë lojtarët Gareth Bale dhe Toni Kroos që do t’i ofrohen PSG-së, dhe një shumë e parave, për të kapur shifrën deri në 400 milionë euro për Neymar.

Edhe pse PSG nuk janë të interesuar ta shesin Neymarin, insistimi i Real Madridit për ta pasur në skuadër, mund të bëjë që gjithçka të ndodh në të ardhmen./Lajmi.net/