Reali i vendos klauzolë të “çmendur” Asensios (VIDEO)

Marco Asensio do të nënshkruajë kontratë të re me Real Madridin.

Sport

24/09/2017 18:02

Mediet në Spanjë raportojnë se ‘xhevahiri’ spanjoll do të nënshkruajë me Realin kontratë që e mban atë deri në vitin 2023, dhe atë menjëherë pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve në mesjavë, kundër Borussia Dortmundit.

Mësohet se Asensios që këtë fillim sezon ka shënuar disa eurogola, do t’i vendohet klauzola prej 500 milionë euro, e gjitha kjo për të larguar ofertat që mund të vijnë nga skuadra me shumë para si PSG dhe Manchester City.

YouTube player

Asensio me vazhdimin e kontratës do t’u bashkohet lojtarëve që së fundi e kanë bërë një gjë të tillë, si Marcelo, Isco, Carvajal, Benzema e Marcos Llorente.

Ndërsa një vit më parë, kontratat me Realin i vazhduan edhe Lucas Vasquez, Bale, Kroos, Madric dhe Cristiano Ronaldo./Lajmi.net/