Reali i ri

Real Madridi do të ketë pamje të re sezonin e ardhshëm. Toni Kroos e James Rodriguez do ta pasurojnë gjigantin madrilen.

Sport

22/07/2014 17:03

James Rodriguez është përforcimi më i ri i Real Madridit. Sulmuesi kolumbian i kushtoi gjigantit madrilen afro 80 milionë euro, ndërsa do të prezantohet sonte.

Por, me siguri ju intereson se si do të duket Real Madridi sezonin e ardhshëm. Me Toni Kroos e James, Carlo Ancelotti do ta ketë një ekip më të pasur në dispozicion sezonin e ardhshëm.