Reali i përgjigjet me fitore Barcelonës, mposht Getafen në Bernabeu

Real Madrid ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të sezonit 2018/2019.

Sport

20/08/2018 00:04

‘Los Blancos’ kanë mposhtur 2:0 Getafen në ‘Santiago Bernabeu’, në ndeshjen që hapi një sezon të ri, pa Cristiano Ronaldon dhe Zinedine Zidanen.

Skuadra që tani drejtohet nga trajneri Julen Lopetegui, arriti të shënonte nga një gol në secilën pjesë.

Dani Carvajl në minutën e 20’ shënoi për 1:0.

Në pjesën e dytë, Real Madrid arriti të shënonte sërish, tani me Gareth Bale që u realizoi për 2:0 në minutën e 51’.

Xhiron e ardhshme Real Madrid udhëton në Kataloni, për t’u përballur me Gironan./Lajmi.net/