Reali i ‘egër’ ndaj Deportivos

Real Madridi i është rikthyer fitoreve në La Liga, pasi pas dy humbjeve radhazi, ka arritur të marrë tre pikë në ndeshjen e zhvilluar në Riazor kundër Deportivo La Corunas.

Sport

20/09/2014 18:52

Real Madridi e fitoi këtë takim me rezultat të larët prej 8-2. Ronaldo arriti të shënojë dy gola në pjesën e parë (29’, 41’) ndërsa James Rodriguez e tundi një herë rrjetën 36’ për t’i dhënë skuadrës së tij epërsinë prej tre golave.

Pjesa e dytë ishte spektakël i vërtetë. Medunjanin ngushton epërsinë e mbretërve në minutën e 51’ ara se Gareth Bale të shënojë dy gola të shpejtë në minutën e 66’ dhe 74’. Në minutën e 78’ Cristiano Ronaldo kompleton het-trikun e tij në këtë takim.

Toche në minutën e 84’ shënon për 6-2, para se në minutën e 88 dhe 93′, Javier Hernandez ‘Chicharito’ të shënojë dy gola të shpejtë për skuadrën e Realit.

Me këtë fitore skuadra e Ancelottit shënon në kuotën e gjashtë pikëve nga katër ndeshje të zhvilluara në La Liga.

Video