Reali i Benitezit është ndryshe, këtë e tregojnë statistikat

Rafa Benitez është duke bërë punë të mirë në Real Madrid.

Sport

28/07/2015 16:38

Real edhe përkundër se nuk e nisën mirë në turneun në Australi duke pësuar humbje 7:6 nga penalltitë ndaj Romës, tani duket së janë rikthyer fuqishëm dukë shënuar dy fitore të një pas njëshme ndaj Manchester Cityt dhe Interit.

Interesante asht fakti se klubi spanjoll në këto tri ndeshje ka shënuar 7 gola nga 7 lojtarë të ndryshëm, raporton e përditshmja sportive madrilene AS, shkruan Express.

Në ndeshjen me Romën Reali nuk shënoi asnjë gol por u rikthyen fuqishëm kundër Cityt ku realizuan, Benzema, Ronaldo, Pepe dhe Cheryshev në ndeshjen që përfundoi 4:1.

Goleada e ekipit të Benitezit vazhdoj edhe në turneun në Kinë ku Reali e mposhti Interin me rezultat të pastër 3:0, edhe në këtë ndeshje shënuan lojtarë të ndryshëm ishte Jese, Varane dhe James që u shkruan në listën e realizatorëve.

Tifozët e Los Blancos duhet të jenë të lumtur pasi që kjo statistikë tregon se në Realin e Benitezit mund të shënojnë gola pothuajse të gjithë lojtarët.