lajmi.net

Reali humb Ronaldon

Problem serioz, shumë serioz. Real Madrid ka humbur Cristiano Ronaldon për dy javët e ardhshme. Ylli portugez do të mungojë kundër Barcelonës në Copa del Rey por edhe duelin e parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/04/2014 18:28

Tani është zyrtare. Cristiano Ronaldo duhet të pushojë për dy javë për shkak të një problemi muskulor në këmbën e djathtë.

Konfirmimi ka ardhur nga Real Madrid që nëpërmjet një komunikate të publikuar në uebfaqen zyrtare ka shpjeguar se Carlo Ancelotti do të humbë futbollistin kryesor të ekipit për duelin me Almerian të shtunën, finalen e Copa del Rey kundër Barcelonës të mërkurën.

Por, ylli portugez shumë vështirë se do të luajë në ballafaqimin e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve më 22 ose 23 prill kundër Chelseas, Atletico Madridit ose Bayern Munichut. Si datë e mundshme për rikthimin e tij janë duelet e kthimit më 29-30 prill.

Një problem shumë serioz për Ancelottin dhe Realin. 

Reali humb Ronaldon

Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me ekipin e Real Madridit në San Sebastian për të luajtur kundër Real Sociedadit të shtunën, në një ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll. Ylli portugez nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Sociedadin dhe trajneri Carlo Ancelotti ka njoftuar se ai nuk…

Sport

04/04/2014 13:05

Cristiano Ronaldo nuk do të udhëtojë me ekipin e Real Madridit në San Sebastian për të luajtur kundër Real Sociedadit të shtunën, në një ndeshje shumë të rëndësishme për skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.

Ylli portugez nuk është paraqitur në stërvitjen e fundit para ballafaqimit me Sociedadin dhe trajneri Carlo Ancelotti ka njoftuar se ai nuk do të jetë në dispozicion për lojë.

“Cristiano është mirë, por nuk ka stërvitur andaj do të mungojë kundër Sociedadit”, deklaroi Ancelotti në konferencë për shtyp.

Ronaldo u zëvendësua në minutën e 80-të të fitores 3:0 ndaj Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën për shkak të një problemi muskulor.

LM