Reali fiton me Ronaldon

Real Madrid e filloi mbarë vitin 2014 duke shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Celta Vigos në kuadër të xhiros së 18’të në La Ligë. Në duelin ku Cristiano Ronaldo u rikthye në Santiago Bernabeu pas mungesës prej gati dy muajsh për shkak të lëndimit dhe pushimit dimëror, ylli portugez u përkujdes që t’i gëzojë…

Sport

06/01/2014 20:02

Real Madrid e filloi mbarë vitin 2014 duke shënuar fitore me rezultat 3:0 kundër Celta Vigos në kuadër të xhiros së 18’të në La Ligë.

Në duelin ku Cristiano Ronaldo u rikthye në Santiago Bernabeu pas mungesës prej gati dy muajsh për shkak të lëndimit dhe pushimit dimëror, ylli portugez u përkujdes që t’i gëzojë tifozët e pranishëm dhe udhëhoqi skuadrën e tij drejt një fitoreje të lehtë, por shumë të rëndësishme.

Sulmuesi Karim Benzema e kaloi Realin në epërsi në minutën e 67’të, kurse në dhjetë minutat e fundit në skenë doli Ronaldo i cili shënoi dy herë – për tu ngjitur në kuotën e 400 golave në karrierë – dhe siguroi pikët e plota për Los Blancos.

Reali vazhdon të jetë në pozitën e tretë, tani ka 44 pikë, pesë më pak se dyshja e liderëve Barcelona dhe Atletico Madrid.