Reali fiton dramën e gjashtë golave (Video)

Real Madridi ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te skuadra e Celta Vigos me rezultat 4-2, duke mbetur kështu ende në garë për të fituar titullin e La Ligas.

Sport

26/04/2015 22:49

Ndeshja filloi mirë për vendasit kur në minutën e 9’ Nolito shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Kroos 16’ dhe Chicharito 24’ shënojnë për të përmbysur rezultatin, para se Mina në minutën e 28’ të shënojë për të barazuar.

Në minutën e 43’ James shënon për 2-3 teksa në minutën e 69 Chicharito shënon për të vulosur fitoren e Realit në këtë takim.

Me këtë fitore, Reali është në vendin e dytë me 79 pikë, dy më pak se Barcelona që është në vendin e parë me 81 pikë. Celta është në vendin e nëntë me 42 pikë.

https://vine.co/v/eW60Ztinmt2
https://vine.co/v/eW69UM3P6tD
https://vine.co/v/eW63196rIqF

YouTube player

https://vine.co/v/eWgW6ll6P5M
https://vine.co/v/eWg1YOUdbYL