Reali, favorit në finale

Real Madrid dhe Atletico Madrid janë duke bërë përgatitjet e fundit për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Lisbonë të shtunën. Los Blancos kanë dalë favoritë në një sondazh nga e përditshmja sportive madrilene Marca.

Sport

22/05/2014 00:31

Në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Atletico Madridit të shtunën, e përditshmja sportive madrilene Marca ka bërë një sondazh duke pyetur lexuesit e saj se cila skuadër është favorite për të fituar trofeun.

Dhe, rezultati ishte i bindshëm në favor të ekipit të Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij. Los Blancos mblodhën 70 përqind të votave për të triumfuar në finalen e madhe të Lisbonës, të shtunën.

Atletico Madrid, pavarësisht triumfit në La Ligë në fundjavën e shkuar, mblodhi vetëm 30 përqind të votave.

Megjithatë, dueli mes skuadrave pritet të jetë më i vogël në fushën e lojës edhe pse Real Madrid konsiderohet si favorit për të fituar titullin e parë në Ligën e Kampionëve, pas 12 vjetësh.