lajmi.net

Reali e vodhi fitoren

Trajneri i Ludogorets Razgrad, Georgi Dermendzhiev është ankuar se Real Madrid i mposhti 2:1, vetëm falë ndihmës nga gjyqtari.

Sport

02/10/2014 11:48

Trajneri i Ludogorets Razgrad, Georgi Dermendzhiev është shprehur mjaft i ashpër pas humbjes nga Real Madrid me rezultat 2:1, në ballafaqimin e tyre në kuadër të xhiros së dytë të ndeshjeve në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos përfituan dy penallti, një prej të cilave e humbi, kurse tjetrën e realizoi Cristiano Ronaldo. Dhe, Dermendzhiev u ankua në ndarjen e drejtësisë.

“Nuk kemi më admirim për ta. Na kanë mposhtur me ndihmën e gjyqtarit. I kemi studiuar me ditë të tëra Realin, por e kemi harruar gjyqtarin. Jemi një skuadër e vogël bullgare dhe nuk kishte nevojë që të vidhej fitorja në këtë mënyrë”, deklaroi ai. 

Reali e “vodhi” fitoren

Mbrojtësi i Elches, Edu Albacar tha se Real Madrid “vodhi” fitoren 2-1, pas penalltisë së realizuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 96-të. Reali kishte kaluar në epërsi nëpërmjet yllit portugez i cili kishte shënuar nga goditja e lirë para se Richmond Boakye të barazonte rezultatin në minutën e 91-të. Por, disa sekonda para fundit,…

Sport

26/09/2013 16:00

Mbrojtësi i Elches, Edu Albacar tha se Real Madrid “vodhi” fitoren 2-1, pas penalltisë së realizuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 96-të.

Reali kishte kaluar në epërsi nëpërmjet yllit portugez i cili kishte shënuar nga goditja e lirë para se Richmond Boakye të barazonte rezultatin në minutën e 91-të. Por, disa sekonda para fundit, Ronaldo ia siguroi fitoren Realit kur Carlos Sanchez u sanksionua pas ndërhyrjes ndaj Pepes.

“Ndeshja u vodh nga ne”, deklaroi Albacar. “Kushdo që e shikoi takimin mund të vendos pse Reali fitoi, është shumë e qartë”, shtoi ai.

Derisa qendërmbrojtësi i Realit Pepe dhe Sanchez u rrëzuan në tokë duke e mbajtur njëri tjetrin, gjyqtari Cesar Muniz Fernandez vendosi se futbollisti i Elches ishte fajtor për rrëzimin e portugezit.

Pas sinjalizimit për përfundimin e ndeshjes, mesfushori i Elches, Carlos Sanchez u desh të ndalej nga bashkëlojtarët e tij derisa deshi të ‘sqarohet’ me gjyqtarin.

LM