Reali e nis si mbret

Real Madrid e filloi mbarë vitin e ri 2014 duke mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat 1:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dubai. Në ballafaqimin mes skuadrave që konsiderohen si konkurrente për edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Los Blancos dolën fitues. Edhe pse të dyja skuadrat kanë sulmues dhe në përgjithësi futbollistë të…

Sport

02/01/2014 16:39

Real Madrid e filloi mbarë vitin e ri 2014 duke mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat 1:0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Dubai.

Në ballafaqimin mes skuadrave që konsiderohen si konkurrente për edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, Los Blancos dolën fitues.

Edhe pse të dyja skuadrat kanë sulmues dhe në përgjithësi futbollistë të aftë të shënojnë shumë gola, ky ballafaqim u përcaktua nga vetëm një gol, i realizuar nga i riu Jese Rodriguez, i cili e kaloi Realin në epërsi në minutën e 19-të në atë që në fund doli të jetë goli i vetëm i ndeshjes.

Ibrahimoviç nuk e shpëtoi PSG-n nga humbja

Tek PSG u paraqiten yjet si Zlatan Ibrahimovic e Edinson Cavani, njësoj sikurse ata të Realit me Cristiano Ronaldon.

Në përjashtim të portierit të PSG’së, Salvatore Sirigu, asnjë futbollist tjetër nuk luajti për gjithë ndeshjen.