Reali e ka në dorë Reusin

Pavarësisht konkurrencës së madhe, Real Madrid e ka nën kontroll yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus.

Sport

13/11/2014 16:57

Real Madrid e ka nën kontroll yllin e Borussia Dortmundit, Marco Reus, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

Reus kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Los Blancos që thuhet se janë favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Reprezentuesi gjerman pritet të largohet nga Dortmund të fund të këtij sezoni kur do të aktivizohet dëmshpërblimi në kontratën e tij me vlerë prej 25 milionë euro.

Dhe, drejtuesit e Realit janë duke e monitoruar situatën e tij me plan të paraqesin ofertë për transferimin e tij në Santiago Bernabeu.

I vetmi problem për realizimin e blerjes do të jetë konkurrenca e madhe nga shumë klube të mëdha evropiane.