Reali e hesht Allianz Arenan

Real Madridi e ka heshtur stadiumin Allianz Arena, duke shënuar tre gola vetëm në pjesën e parë ndaj Bayern Munichut. Sergio Ramos realizoi dy gola me kokë, ndërsa Cristiano Ronaldo e shtoi nëj tjetër, për t’iu afruar finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

29/04/2014 22:35

Real Madridi e ka shokuar Bayern Munichun, duke udhëhequr 3:0 në pjesën e parë, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e cila po zhvillohet në Allianz Arena.

Sergio Ramos ka realizuar dy gola me kokë, ndërsa një tjetër e shtoi Cristiano Ronaldo, për epërsinë e thellë të madrilenëve, të cilët e shohin veten shumë afër finales së Lisbonës.

‘Los Blancos’ e kanë fituar ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu 1:0, kështu që gjigantit bavarez i duhen pesë gola për të shkuar në finale, një gjë e pamundur kjo, kur kihet parasysh se e ka përballë ekipin e Carlo Ancelottit, i cili nuk ka humbur kurrë nga Bayerni.