Reali e ‘harroi’ Suarezin

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur se gjiganti spanjoll nuk do të hidhet në kërkim të Luis Suarezit pas rihapjes së afatit kalimtar në janar. Lajmi do të gëzojë tifozët e Liverpoolit që me padurim e presin rikthimin e yllit uruguaian nga suspendimi prej dhjetë ndeshjesh. “Ne nuk do ta transferojmë…

Sport

23/09/2013 14:15

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka bërë të ditur se gjiganti spanjoll nuk do të hidhet në kërkim të Luis Suarezit pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Lajmi do të gëzojë tifozët e Liverpoolit që me padurim e presin rikthimin e yllit uruguaian nga suspendimi prej dhjetë ndeshjesh.

“Ne nuk do ta transferojmë askënd në janar”, deklaroi Perez gjatë takimit vjetor të përgjithshëm me anëtarët e Real Madridit. Reali shiti Gonzalo Higuainin gjatë verës pa sjell një zëvendësues.

Por, Perez ka bërë të ditur se i riu Alvaro Morata do të jetë pjesë e ekipit dhe do të shërbejë opsion për repartin sulmues. Ai konfirmoi se Reali ia mbylli derën Suarezit pas interesimit për shërbimet e tij në dy vjetët e fundit.

Perez po ashtu u krenua me transferimin e yllit uellsian Gareth Bale nga Tottenham.