Reali e dominoi ndeshjen

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se skuadra e tij dominoi për 70 minuta në duel me Valladolidin, por e humbi fitoren me gabimet që bëri në 20 minutat e fundit të ballafaqimit.

Sport

08/05/2014 00:49

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është ankuar në rezultatin përfundimtar të ndeshjes, pas barazimit 1:1 në udhëtim te Valladolid që e la skuadrën e tij në pozitë të vështirë për titull të kampionit në La Ligë.

“E kontrolluam ndeshjen për 70 minuta, e humbëm në 20 të fundit. Iker nuk pati nevojë të bënte asnjë ndërhyrje. Por, e kemi mbrojtur shumë mbrapa topin dhe kjo na bëri të mos e fitonim duelin”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

Real Madrid tani mbetet në pozitën e tretë me një pikë më pak se Barcelona që është e dyta, dhe katër më pak se lideri Artletico Madrid, dy xhiro para fundit.

Sa i përket lëndimit të Cristiano Ronaldos i cili u zëvendësua pas nëntë minutash, Ancelotti tha: “Do të shohim në ditët të vazhdim. Nuk është problem i rëndë. Por, nuk ndihet rehat”.