Reali e do të dhjetën

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka insistuar se gjiganti spanjoll dëshiron që gjatë vitit 2014 të fitojë trofeun e dhjetë kontinental, në Ligën e Kampionëve. Los Blancos nuk janë shpallur kampion të Evropës nga viti 2002 dhe Ronaldo me shokët e tij janë të ngarkuar me detyrën të rikthejnë trofeun më të çmueshëm në…

Sport

02/01/2014 14:10

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka insistuar se gjiganti spanjoll dëshiron që gjatë vitit 2014 të fitojë trofeun e dhjetë kontinental, në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos nuk janë shpallur kampion të Evropës nga viti 2002 dhe Ronaldo me shokët e tij janë të ngarkuar me detyrën të rikthejnë trofeun më të çmueshëm në nivelin e klubeve në Santiago Bernabeu.

“E gjithë bota e Real Madridit dëshiron të fitojë ‘Deciman’, dhe ky është një motivim i madh për ne. Duam të japim maksimumin për ta fituar më 2014. Triumfi në Ligën e Kampionëve në stadiumin Da Luz do të ishte ndjenjë e veçantë për mua edhe nga këndvështrimi personal”, deklaroi Ronaldo gjatë një interviste me të përditshmen portugeze Record.

Reali është kualifikuar për në fazën eliminatore të garës ku do të takohet me Schalke 04.