Reali e do seriozisht Pogban

Real Madridi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Paul Pogba. Mediat italiane shkruajnë se Los Blancos janë të gatshëm të shpenzojnë shuma marramendëse, vetëm për ta blerë yllin francez.

Sport

05/05/2014 23:33

Paul Pogba mund të largohet nga Juventusi gjatë verës. Ofertat për mesfushorin francez s’kanë të ndalur, kështu që Bianconeri vështirë se do të mund t’i refuzojnë milionat që do t’u ofrohen.

Madje, Mediaset shkruan se Reali mund t’i ofrojë 80-100 milionë euro për ish futbollistin e Manchester Unitedit.

Përpos Los Blancos, për përfaqësuesin francez interesim ka shprehur edhe Paris Saint-Germaini.