Reali e do dyshen Hazard-Oscar

Sipas të së përditshmes spanjolle AS, Carlo Ancelotti ia ka vënë syrin dy futbollistëve të rëndësishëm, për afatin kalimtar të verës. Për këtë, Real Madridi po mendon t’i transferojë në Santiago Bernabeu dy yjet e Chelseat, Eden Hazard dhe Oscar. Blues planifikojnë t’i shesin disa lojtarë, për të bërë parë, që më pas Jose Mourinho…

Sport

08/04/2014 07:00

Sipas të së përditshmes spanjolle AS, Carlo Ancelotti ia ka vënë syrin dy futbollistëve të rëndësishëm, për afatin kalimtar të verës.

Për këtë, Real Madridi po mendon t’i transferojë në Santiago Bernabeu dy yjet e Chelseat, Eden Hazard dhe Oscar.

Blues planifikojnë t’i shesin disa lojtarë, për të bërë parë, që më pas Jose Mourinho t’i zgjedh lojtarët që dëshiron t’i blejë, prandaj mesfushori belg dhe ai brazilian mund t’i bëjnë valixhet gati.

Gjithçka do të varet me sezonin që do ta përfundojë Chelsea. Nëse eliminohet të martën mbrëma nga Liga e Kampionëve dhe nëse nuk e fiton titullin e kampionit në Premierligë, atëherë në Stamford Bridge pritet të bëhet një revolucion i vërtetë.