Reali do të fitojë 2:1

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, anëtar i Napolit, beson se Los Blancos do të mposhtin Barcelonën sonte në finalen e Copa del Rey. Edhe pse Cristiano Ronaldo do të mungojë për shkak të një lëndimi, Albiol pret fitoren e Realit. “Mendoj se është 60-40 në favor të Realit. Mungesa e Ronaldos është një…

Sport

16/04/2014 19:14

Ish mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, anëtar i Napolit, beson se Los Blancos do të mposhtin Barcelonën sonte në finalen e Copa del Rey.

Edhe pse Cristiano Ronaldo do të mungojë për shkak të një lëndimi, Albiol pret fitoren e Realit.

“Mendoj se është 60-40 në favor të Realit. Mungesa e Ronaldos është një hendikep, por nuk duhet harruar se edhe Barcelona ka mungesa të rëndësishme në mbrojtje dhe portë. Fituesi duhet të luftoj. Them se Reali do të fitojë me rezultat 2:1”, deklaroi Albiol për ABC.

Albiol ishte anëtar i ekipit të Realit që triumfoi në Copa del Rey më 2011.

“Ai triumf ishte vendimtar. Ishte një finale përplot me polemika. Sonte shpresoj të shoh një finale të çmuar, sportive, dhe shpresoj në fitoren e Realit”.