Reali do të eliminohet, kjo është arsyeja

Real Madrid rrezikon të eliminohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në dhjetë raste, skuadra e Los Blancos ka dështuar të sigurojë finalen, pas humbjes në duelin e parë gjysmëfinal.

Sport

06/05/2015 13:49

Real Madrid u mposht nga Juventus me rezultat 2:1 në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

E ky është lajm shumë i keq për Los Blancos.

Kjo për faktin se gjiganti madrilen ka dështuar të arrijë në finale të garës elite të klubeve evropiane në dhjetë raste kur është mposhtur në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Por, Cristiano Ronaldo me shokë do të mundohen ta përmbysin rezultatin dhe bilancin negativ nga e kaluara.