Reali do ta tregojë fuqinë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se skuadra e tij duhet ta dëshmojë se është më e mira në Evropë. Atij nuk i intereson se kundër kujt do të luajnë në finale, por thekson se e dëshiron trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sport

30/04/2014 10:51

Cristiano Ronaldo është i vendosur ta dëshmojë se Real Madrid është ekipi më i mirë në Evropë pas kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve, me triumfin me rezultat të përgjithshëm 5:0 ndaj Bayern Munichut.

Los Blancos shënuan fitore 4:0 në Allianz Arena të martën mbrëma pasi kishin triumfuar në duelin e parë me rezultat 1:0. Ronaldo shënoi dy herë, kurse Sergio Ramos shtoi dy gola të tjerë në fitoren e madhe të Realit që i afroi ata nga realizimi i ëndrrës së titullit të dhjetë kontinental.

“Ne e merituam finalen dhe të gjithë – trajneri dhe stafi i tij – e meritojnë të urohen sepse ne luajtëm shumë mirë. Tani do të shkojmë për t’u kënaqur në finale dhe të mundohemi ta fitojmë”, deklaroi Ronaldo për UEFA.com.

“Ne duhet të tregojmë se jemi favorit në fushë. Është gjithmonë 50-50 kur hyni në një finale, pa marr parasysh kundërshtarin, andaj ne do të japim maksimumin për të dëshmuar se jemi skuadra më e mirë në Evropë”, shtoi ai.

“Siç e kam thënë në fillim të Ligës së Kampionëve, ne duhet të shkojmë hap pas hapi sepse e dimë se me këdo që do të takohemi në finale do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë. Nuk më intereson se me kë do të luajmë në finale. Do të jetë në vendim tim dhe dua ta fitoj Ligën e Kampionëve”, përfundoi ai.