Reali do ta shkruajë historinë

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti beson se skuadra mund ta shkruajë historinë duke u bërë ekipi i parë që mbron titullin e fituesit të Ligës së Kampionëve.

Sport

10/08/2014 10:13

Carlo Ancelotti beson se vetëbesimi i krijuar nga triumfi në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve do t’i ndihmojë ekipit që të mbrojë titullin në stinorin e ri.

Asnjë skuadrër nuk e ka mbrojtur trofeun e Ligës së Kampionëve prej ndryshimit të formatit në vitet e 90-ta, ndërsa Milani është skuadra e fundit që fitoi Kupa Evropiane të njëpasnjëshme më 1989 – 1990.

Andaj, Ancelotti beson se Reali mund të shkruajë historinë, pasi mposhti rivalin e qytetit Atletico Madrid me rezultat 4:1 në finalen e Lisbonës në maj.

“Asnjë skuadër në histori nuk e ka mbrojtur titullin”, deklaroi Ancelotti për faqen zyrtare të Real Madridit.

“E dimë se do të jetë shumë vështirë. Pika e fillimit qëndron te fakti se skuadra është më optimiste. Është më optimiste tani falë sukseseve të fundit. Mendoj se kjo na jep diçka shtesë për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve”, theksoi italiani.