lajmi.net

‘Reali do ta fitojë Ligën e Kampionëve’

Trajneri aktual i Spanjës, Vicente del Bosque ka thënë se ish-skuadra e tij, Real Madrid, do të jetë vështirë për tu ndalur edhe këtë vit në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/11/2014 16:08

Vicente del Bosque është i bindur se Reali do ta mbrojë këtë vit titullin e Ligës së Kampionëve, pasi është vështirë për tu ndalur.

“Historia e Real Madridit është shumë e gjatë. Ata kishin momente të këqija, mirëpo tani janë duke kaluar momente të shkëlqyera”.

“Ata kanë një skuadër shumë të fortë për të ardhmen, ndërsa unitet në i lojtarëve i bën ata edhe më të fortë”.

“Ata janë skuadër sfiduese dhe kanë qenë fantastik në ndeshjet e fundit. Janë në pozicion të mirë për ta fituar edhe këtë vit Ligën e Kampionëve”, përfundoi Del Bosque.

Reali do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ish asistenti i Real Madridit, Aitor Karanka beson se Los Blancos do të mposhtin Atletico Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai thotë se ekipi i Carlo Ancelottit e meriton të shpallet kampion i Evropës.

Sport

03/05/2014 09:44

Aitor Karanka e mbështet ish skuadrën e tij nga distanca. Ish asistenti i Real Madridit beson se gjiganti spanjoll është favorit absolut për të fituar finalen e Ligës së Kampionëve kundër rivalit të qytetit Atletico Madrid në Lisbonë.

“Do të jem në pushim, por shpresoj të shoh një ndeshje të madhe. Uroj që Real Madrid të fitojë La Deciman”, deklaroi menaxheri i Middlesbrough për Defensacentral.com.

Ish asistenti i Jose Mourinhos në Santiago Bernabeu beson se dueli final do të jetë mjaft i barabartë.

“Atletico ka një skuadër të madhe por jam i sigurt, nuk dyshoj se Real Madrid do të fitojë. Pas një kohe të gjatë, Reali u kualifikua në finale dhe nuk besoj se do ta lë trofeun t’ju ikë nga duart. Do të jem me familjen time për të shikuar finalen. Real Madrid e meriton të shpallet kampion i Evropës”, u shpreh Karanka.

LM