Reali dhe Bayerni bëjnë shkëmbimin e dekadës (FOTO)

Real Madridi dhe Bayern Munchen po e mendojnë shkëmbimin e dekadës.

Sport

18/06/2017 12:07

Kërkesa për largim nga Cristiano Ronaldo ka bërë që drejtuesit e Realit të shikojnë alternativat në treg.

Një lojtar shumë i kërkuar nga Reali gjatë viteve të fundit ka qenë sulmuesi Robert Lewandowski, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Don Balon”, Bayerni do t’i propozojë Realit shkëmbimin mes Lewës dhe Ronaldos, ndërsa ofertës mund t’ia shtojë edhe disa miliona. /Lajmi.net/