Reali dhe Atletico, nga 17 mijë tifozë në finale

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të kenë barabartë nga 17 mijë bileta për tifozë, për ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve, më 24 maj në Estadio da Luz, në Lisbonë, ka njoftuar UEFA.

Sport

01/05/2014 11:28

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të kenë nga 17 mijë tifozë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

UEFA ka njoftuar se dy skuadrat madrilene – finalja e parë e garës më të rëndësishme kontinentale për klube që do të zhvillohet mes dy rivalëve të qytetit – do të kenë si zakonisht një numër të barabartë të biletave në dispozicion për mbështetësit e tyre.

Për dallim nga totali prej 34 mijë biletash sa janë vënë në dispozicion për tifozët e dy skuadrave finaliste, UEFA do të shesë edhe 24 mijë bileta të tjera, por për struktura të tjera, përfshirë sponsorë të ndryshëm.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 24 maj në Estadio Da Luz të Lisbonës.