Reali bombardon Schalken

Real Madrid nuk e bëri hesap Schalken, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 6:1 në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligës së Kampionëve. Në ballafaqimin e zhvilluar në Veltins Arena, Los Blancos e shkelën skuadrën gjermane duke e mbyllur qështjen e kualifikimit në çerekfinale. Karim Benzema e kaloi Realin në epërsi…

Sport

26/02/2014 21:35

Real Madrid nuk e bëri hesap Schalken, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 6:1 në duelin e parë të 1/8 së finales në Ligës së Kampionëve.

Në ballafaqimin e zhvilluar në Veltins Arena, Los Blancos e shkelën skuadrën gjermane duke e mbyllur qështjen e kualifikimit në çerekfinale.

Karim Benzema e kaloi Realin në epërsi me golin e tij në minutën e 13’të. Gareth Bale e dyfishoi avantazhin e mysafirëve në minutën e 21’të duke i dërguar skuadrat në pushim me epërsi komode të gjigantit spanjoll.

Por, pas intervalit, Cristiano Ronaldo realizoi golin e tretë të Realit, para se Benzema, Bale dhe sërish portugezi të shtojnë edhe nga një tjetër që e vulosi kapitullimin e Schalkes, dhe kualifikimin në çerekfinale për skuadrën e Carlo Ancelottit.

Golin e nderit, dhe atë super gol për vendasit shënoi ish anëtari i Realit, Klaas Jan Huntelaar.