Reali bombardon Betisin

Real Madrid shkatërroi Real Betisin duke e mposhtur me rezultat 5:0 dhe u barazua me pikë me dyshen e liderëve Barcelona dhe Atletico Madrid, që do të luajnë të dielën. Cristiano Ronaldo e konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm që e kaloi Realin në epërsi pas dhjetë minutash lojë.…

Sport

18/01/2014 16:53

Real Madrid shkatërroi Real Betisin duke e mposhtur me rezultat 5:0 dhe u barazua me pikë me dyshen e liderëve Barcelona dhe Atletico Madrid, që do të luajnë të dielën.

Cristiano Ronaldo e konfirmoi periudhën e formës së shkëlqyeshme duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm që e kaloi Realin në epërsi pas dhjetë minutash lojë.

Epërsinë e Los Blancos e dyfishoi Gareth Bale nga goditja e lirë në minutën e 25’të kurse në çastet e fundit të pjesës së parë shënoi edhe sulmuesi Karim Benzema.

Pas intervalit, Reali shënoi edhe dy herë të tjera nëpërmjet Angel di Maria dhe Alvaro Moratas për rezultatin përfundimtar.