Reali blindohet para El Clasicos

Real Madrid ka vendosur të përgatitet në qetësi, para stuhisë që e pret të dielën në ballafaqimin me Barcelonën në El Clasico.

Sport

18/03/2015 11:01

Heshtje, La Liga është në lojë. Futbollistët dhe stafi teknik i Real Madridit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e El Clasicos kundër Barcelonës në Camp Nou, të dielën.

Andaj, ata kanë vendosur që të punojnë në qetësi, për ballafaqimin e rëndësishëm, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”.

“Skuadra e blinduar, qetësi absolute”, ky është urdhëri nga lart për Los Blancos.

Dhe, kështu deri në El Clasico.

Real Madrid ka një pikë më pak se Barcelona në renditje andaj El Clasico mund të luajë rol të rëndësisëm në garë për titullin e kampionit në La Ligë.