Reali, bilanc katastrofal ndaj skuadrave italiane

Skuadra e Real Madridit është duke poseduar me të vërtetë një bilanc mëse katastrofal në ndeshjet kundër skuadrave italiane në garat europiane.

Sport

26/04/2015 12:55

Kanë kaluar plotë 28 vite, që kur Real Madridi ka eliminuar një skuadër italiane nga garat europiane. Bëhet fjalë për Napolin, që e eliminoi plotë 28 vite më parë.

Që nga atëherë, Reali është përballur edhe shtatë herë tjera me skuadra italiane në sistemin e dy ndeshjeve të garave europiane.

Dhe, në shtatë përballje, nuk ka arritur të eliminojë asnjërën nga ata.

Milan > Real Madrid

Milan > Real Madrid

Torino > Real Madrid

Juve > Real Madrid

Juve > Real Madrid

Juve > Real Madrid

Roma > Real Madrid

Të shohim nëse ky bilanc i Realit ndaj skuadrave italiane do të ndryshohet, pasi Los Blancos përballen me Juventusin në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.