Reali bëri lojë perfekte

Carlo Ancelotti është krenar me paraqitjen e djelmoshave të tij ndaj Bayern Munichut. Ai thotë se Real Madridi bëri lojë perfekte ndaj gjigantit bavarez dhe ndihet mirë që i dërgoi ‘Los Blancos’ në finale pas 12 vjetësh.

Sport

30/04/2014 00:56

Carlo Ancelotti ndihet i kënaqur me paraqitjen që e bënë lojtarët e tij, në ndeshje me Bayrn Munichun, të cilin e eliminoi nga Liga e Kampionëve.

‘Los Blancos’ fituan 4:0 në Allianz Arena, duke u kualifikuar në finale të këtij kompeticioni dhe trajneri italian ishte krenar me lojën që e shfaqën madrilenët.

“E bëmë një lojë perfekte. Ky ekip më befason çdo ditë e më shumë. Pjesa e parë ishte fantastike”, deklaroi fillimisht trajneri i Realit.

“Unë nuk jam i befasuar. Lojtarët bënë lojë mjaft të mirë dhe gëzimi është enorm. E kemi mentalitetin e punës kolektive”, vazhdoi ai.

“Më e rëndësishma është se pas 12 vjetësh, Real Madridi është në finale të Ligës së Kampionëve. Ky është një lajm i mirë”, përfundoi Ancellotti, i cili thotë se Reali do të mundohet të fitojë për Xabi Alonson, që do të mungojë në finale.