Reali bën “çmendurinë”, verën e ardhshme Neymar prezantohet në Bernabeu

Real Madrid e ka marrë seriozisht punën e transferimit të Neymar.

Sport

12/01/2018 20:38

Sipas ‘Marca, ‘Los Blancos’ do të tentojnë që në verën e ardhshme të rikthejnë në La Liga sulmuesin brazilian, për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Për Neymarin, Real Madrid është i gatshëm të thyejë të gjitha rekordet në tregun e transferimeve, duke ofruar deri në 400 milionë euro.

Transferimi i Neymarit shihet si përgjigje ndaj Barcelonës që këtë afat transferojë për 160 milionë euro Philippe Coutinhon nga Liverpool./Lajmi.net/