Reali, asnjë fitore ndaj italianëve

Real Madrid ka zhvilluar katër ndeshje me skuadra italiane gjatë këtij sezoni dhe nuk e ka fituar asnjë prej tyre.

Sport

05/05/2015 11:22

Real Madrid është duke u bërë gati të ndeshet me Juventusin në duelin e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, Los Blancos janë në një periudhë të rezultateve negative me skuadrat italiane.

Inter, Roma, Fiorentina dhe Milan janë ekipet nga Serie A që kanë luajtur kundër gjigantit madrilen gjatë këtij sezoni, në ndeshje miqësore.

Dhe, Reali nuk e ka fituar asnjë prej tyre.

Në fakt, skuadra e Carlo Ancelottit do të mundohet ta eliminojë Juventusin duke rrëzuar një skuadër italiane pas dy ndeshjeve të karakterit eliminator, për herë të parë pas 28 vjetësh.