Reali akoma s’ka pësuar gol

Klubi i Real Madridit dikur karakterizohej me mbrojtje jo të mirë dhe gola të shumtë të pranuar, mirëpo këtë vit gjërat qëndrojnë ndryshe.

Sport

16/09/2015 18:58

Real Madrid e ka mbrojtjen më të mirë në Europë në fillim të këtij edicioni.

“Los Blancos”, akoma nuk kanë pësuar asnjë gol si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Madrilienët në ligën e Spanjës i kanë shënuar 11 gola duke mos pësuar asnjë, ndërsa në ndeshjen e parë në LK, Reali e mbajti portën e paprekur në fitoren ndaj Shakhtar.