Reali, 38 milionë për yllin e Chelseas

Skuadra e Real Madridit është duke planifikuar të bëj një ofertë prej 38 milionë euro, për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Chelseas, Ramires.

Sport

07/10/2014 20:00

TalkSPORT raporton se trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e mesfushorit brazilian i cili luan për Chelsean, Ramires.

Mbretërit pritet të dërgojnë një ofertëprej 38 milionë euro për shërbimet e Ramires, ofertë kjo që duket e pëlqyeshme për skuadrën e Jose Mourinhos.

27 vjeçari ka qenë mjaft i rëndësishëm për Blutë e Londrës në disa vitet e fundit, duke veçuar këtu supergolin e shënuar në Camp Nou kundër Barcelonës, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Në atë vit, Ramires së bashku me shokët e skuadrës, arritën të triumfojnë në Ligën e Kampionëve duke mposhtur në finale skuadrën e Bayern Munichut.

Ky është sezoni i pestë i brazilianit te Chelsea, i cili është afër shifrës së 200 paraqitjeve me fanellën e Bluve.