Real–Atletico, 10 milionë në lojë

Përpos trofeut të Ligës së Kampionëve, Real Madridi dhe Atletico Madridi do të luftojnë edhe për një çmim tjetër të çmueshëm. Në fakt, fituesi i Championsit do t’i përfitojë 10.5 milionë euro shpërblim, e humbësi do të ngushëllohet me 6.5 milionë. 

Sport

01/05/2014 21:03

Real Madridi dhe Atletico Madridi do të mundohen ta ngrenë lartë trofeun e Ligës së Kampionëve, më prestigjiozin në Evropë.

Por, jo vetëm kaq. Ta ngrisësh kupën do të thotë edhe të zgjidhësh shumë probleme ekonomike.

Sepse, kush do ta fitojë këtë eveniment, do t’i inkasojë 10.5 milionë euro, premi kjo nga UEFA. Kurse, humbësi do të ngushëllohet me 6.5 milionë.

Kjo është vetëm qershia mbi tortë që Reali dhe Atletico kanë nisur ta hanë qysh në muajin shtator, me kualifikimin në fazën e grupeve (8.6 milionë),  të cilave më pas u janë shtuar premitë tjera milionëshe për secilën fitore të arritur dhe për secilën fazë të kaluar.