Real – Valencia, vlerësimet e lojtarëve

Valencia ia ka shuar pothuajse të gjitha shpresat Real Madridit që ta fitojë titullin e kampionit në La Liga, duke ia nxjerrë një barazim 2:2 në Bernabeu. Më poshtë mund t’i shihni vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave.

Sport

05/05/2014 00:27

Real Madridi nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim në shtëpi ndaj Valencias, 2:2, në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Los Blancos me këtë rast pothuajse u përshëndetën me titull të kampionit, të cilit kanë mundur t’i afroheshin shumë lehtë, në rast të një fitoreje.

Sidoqoftë, më poshtë ju ftojmë t’i shihni vlerësimet e lojtarëve të të dyja skuadrave që zbritën në fushë në Santiago Bernabeu.

Vlerësimet e lojtarëve

Real Madrid: Lopez 6, Varane 5, Ramos 7, Marcelo 4, Carvajal 6, Bale 7, Alonso 6, Isco 5, Illarramendi 5, Ronaldo 7, Benzema 5.

Valencia: Alves 8, Pereira 5, Costa 5, Mathieu 7, Feghouli 8, Keita 7, Bernat 6, Fuego 6, Parejo 8, Alcacer 6, Vargas 6, Jonas 6.