Real Madrid, zbulohet data e prezantimit të përforcimit të ri (FOTO)

Real Madrid ka siguruar një përforcim të ri.

Sport

22/06/2017 07:21

“Zyrtare: Vallejo qëndron në Real sezonin e ardhshëm”, ky është titulli i të përditshmes spanjolle “AS”, që ka bërë të ditur se mbrojtësi i ri spanjoll do të zëvendësojë Pepen.

Vallejo, dy vitet e fundit i ka kaluar në formë huazimi te Zaragoza e Eintracht Frankfurt.

Kurse, zyrtarizimi i tij do të bëhet pas përfundimit të Kampionatit evropian U-21  më 30 qershor. /Lajmi.net/