Real Madridit dhe Zidanes i shfaqet një problem i ri

Një problem i ri është shfaqur për Zinedine Zidanen dhe Real Madridin.

Sport

24/11/2017 17:31

Skuadra mbretërore nuk do të mund të llogarisë në Marco Asension për ndeshjen e fundjavës, ndaj Malagas.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Real Madrid, që ka konfirmuar lëndimin e talentit spanjoll.

“Ai është diagnostikuar me një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë”, shkruan në njoftimin e klubit madrilen.

Në anën tjetër, mediet në Spanjë raportojnë se Asensio do të jetë jashtë fushave për dhjetë ditë./Lajmi.net/