Real Madridi tradhton keq Cristiano Ronaldon

Klubi ka njoftuar futbollistin që është i lirë të negociojë me ndonjë skuadër tjetër dhe të largohet në verë.

Sport

21/01/2018 09:59

Real Madridi nuk llogaritë më në Cristiano Ronaldon.

Klubi ka njoftuar futbollistin që është i lirë të negociojë me ndonjë skuadër tjetër dhe të largohet në verë, përcjellë “Lajmi.net”.

Sipas “Eurosport”, presidenti Florentino Perez nuk beson më në portugezin.

Ky i fundit po zhvillon sezonin më të dobët, prej transferimit nga Manchester United.

Dy mundësitë më të mira për portugezin janë Manchester United dhe PSG.

Gjithsesi, në horizont mbetet edhe kalimi në SHBA apo Kinë. /Lajmi.net/