Real Madridi po e thyen rekordin personal të transferimeve

Real Madridi ka mbetur i impresionuar nga performanca e Raheem Sterling në Sevillë.

Sport

17/10/2018 15:36

Skautët e Real Madridit ishin në ndeshjen Spanjë – Angli, që këta të fundit e fituan me rezultat 2me 3 në Sevillë.

Skuadra spanjolle ka mbetur e mahnitur nga paraqitja e Raheem Sterlingut, andaj e duan transferimin e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Real Madridi është i gatshëm që të ofroj 100 milionë funte për transferimin e sulmuesit anglez.

Madrilenët e dinë se do të jetë shumë e vështirë ta transferojnë Sterlingun në janar, andaj duhet të presin me gjasë deri në verë. /Lajmi.net/