Real Madridi po e thyen rekordin e transferimeve

Real Madridi ka nevojë të madhe për një sulmues.

Sport

09/10/2018 10:23

Skuadra spanjolle po kalon nëpër një thatësirë të golave, pasi që katër ndeshje nuk ka shënuar.

Real Madridi i ka humbur shpresat te Karim Benzema, andaj po kërkon që ta transferoj Harry Kanen, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi anglez është i gatshëm që të largohet nga Tottenhami, mirëpo këta të fundit i kanë caktuar çmimin tashmë.

‘Spursat’ u kanë bërë me dije madrilenëve se për t’i marr shërbimet e sulmuesit, duhet ta paguajnë shifrën rekorde prej 200 milionë funte. /Lajmi.net/