Real Madridi me vendim të papritur për Asension

.

Sport

10/08/2017 18:36

Marco Asensio është një nga talentet më të spikatur që ka aktualisht në dispozicion Reali i Madridit.

Mesfushori që luan edhe si sulmues krahu, bëri paraqitje të shkëlqyera në sezonin e kaluar me Los Blancos dhe për të kanë shfaqur interes disa prej klubeve më të mëdha të Europës, për vetë faktin se te Reali Asensio nuk është një titullar fiks.

Megjithatë madrilenët nuk kërkojnë të privohen nga shërbimet Asensios dhe për ta blinduar lojtarin i kanë vendosur një klauzolë të re largimi nga 80 milionë euro në plot 150 milionë euro duke e rritur me 70 milionë euro klauzolën aktuale.