Real Madridi ia cakton çmimin e “çmendur” Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo ka kërkuar të largohet nga Real Madrid.

Sport

16/06/2017 17:32

Me këtë lajm të publikuar në ‘A Bola’ dhe ‘AS’ ka nisur dita në mediet sportive.

Ylli portugez ka kërkuar të largohet nga skuadra mbretërore pas problemeve të mëdha me ligin në Spanjë.

’Gazetta dello Sport’ raporton se ajo skuadër që dëshiron Cristiano Ronaldo duhet t’i paguajë Real Madridin 400 milionë euro.

Edhe pse klauzola e Ronaldos është një miliardë euro, ‘Los Blancos’ janë të gatshëm të pranojnë edhe një ofertë prej 400 milionë euro.

PSG dhe Manchester United përflitet të jenë skuadrat që kanë shprehur interesim për 32 vjeçarin./Lajmi.net/