Real Madridi, ekip i finaleve

.

Sport

09/08/2017 11:53

“Finalet nuk luhen, finalet fitohen”, është një thënie e vjetër e futbollit, e që po aplikohet më së miri nga Real Madridi.

Los Blancos nuk dinë për humbje në finale evropiane që nga viti 2002.

Gjithçka nisi me një gol të Zinedine Zidanes në vitin 2002 në fitoren 2:1 të Real Madridit ndaj Bayern Leverkusenit, për të vazhduar deri sot pa humbje në finale.

Kujtojmë se vetëm në tre vitet e fundit, Real Madridi ka zhvilluar shumë finale në Evropë, duke i fituar të gjitha./Lajmi.net/