Real Madridi e gjen zëvendësuesin e Modricit (FOTO)

Dani Ceballos e nisi nga minuta e parë ndeshjen që Real Madridi e fitoi ndaj Alaves në udhëtim.

Sport

24/09/2017 22:02

Ishte pikërisht i riu spanjoll, që me dy gola të bukur ua solli fitoren e tretë në kampionat kampionëve të La Ligas.

Paraqitja e 21 vjeçarit ndaj Alaves, ka bërë që ai të “ngritët në qiell” nga mediet spanjolle.

“Marca” tashmë e cilëson si një ‘Modric’ të ri për skuadra e Zinedine Zidanes.

Cebello u transferua te Real Madridi këtë verë, nga skuadra e Real Betisit./Lajmi.net/