Real Madrid zgjedh super portierin e ri

Real Madrid dëshiron të sjellë portierin e ri nga Premierliga.

Sport

17/07/2018 07:47

Real Madrid ka identifikuar portierin e ri.

“Marca” shkruan se klubi nga Santiago Bernabeu ka vendosur të paraqesë ofertë për transferimin e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.

Reprezentuesi belg u shpall portieri më i mirë në “Kampionatin botëror 2018”, dhe ka bindur Real Madridin për ta tentuar blerjen e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Courtois ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Chelsea por besohet se mund të jetë i interesuar të rikthehet në La Ligë ku luajti me sukses në Atletico Madrid. /Lajmi.net/