Real Madrid vjen me një lajm të keq për Mauro Icardin

Real Madrid nuk e ka ndërmend të shkojë pas Mauro Icardit në verën e vitit 2019.

Sport

16/02/2019 14:04

Sulmuesi argjentinas po kalon në një krizë te Inter, ku i është hequr edhe shiriti i kapitenit, për t’iu dhuruar i njëjtë Samir Handanovicit.

Situata e krijuar, dhe refuzimi i tij për të udhëtuar me skuadrën në Vjen për ndeshjen e Ligës së Evropës ndaj Rapid, veçse kanë konfirmuar se largimi është afër.

Por, e ardhmja e Mauro Icardit nuk do të jetë as te Real Madrid, skuadër që jo pak herë është interesuar për sulmuesin.

‘Marca’ shkruan se Real Madrid ka vendosur të mos e ndjek Icardin, shkaku i veprimeve të agjentes dhe gruas së tij, Wanda Nara, përcjell ‘lajmi.net’.

Icardi është pjesë e Interit që nga viti 2013, dhe deri më tani ka shënuar mbi 100 gola./Lajmi.net/